E Diel, 1 Nëntor 2026

Eslin Kurti fiton në Shkodër, do të prezantojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest”

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Festivali i 64-t Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër u mbyll me fitoren e Eslin Kurtit (në kategorinë 9-14 vjeç), me titull “Kërce me mua”.

Eslin Kurti do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” në Maltë që do të mbahet më 24 tetor. Kënga fituese ka si autorë Rei Bezhanin, kompozitor dhe Eriona Rushitin, tekstshkruese. Çdo vit, ky festival bashkon talente të reja jo vetëm nga Shqipëria e Kosova por edhe nga trevat e tjera shqipfolëse dhe diaspora.

Fituesit e kategorisë “Junior” janë:

  1. Eslin Kurti – “Kërce me mua”
  2. Aria Kolaveri – “Dua ta marr globin në krahë”
  3. Laura Spahiu – “Nëse beson”

Fituesit e kategorisë “Të Vegjlit” janë:

  1. Ajri Drishti – “Nuk kam ku luj”
  2. Maria Kalaja – “Çika-çika, Çikalore”
  3. Klea Shkreli – “Kush e shkroi”

Tri netët e Festivalit të Fëmijëve sollën atmosferë festive në Shkodër, ku në skenë u prezantuan krijime të reja, të interpretuara live.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›