Euroja dhe dollari humbin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën euroja dhe dollari amerikan humbën terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0,41 lekë dhe këmbehet në nivelin më të ulët në këto vitet e fundit, me 82,84 lekë.Ndërsa euroja zbriti me 0,02 lekë dhe këmbehet me 96,59 lekë.
Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0,21 lekë, duke u ngjitur në kuotën 110 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 103,46 lekë, ose 0,01 lekë më shumë se ditën e martë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
| Dollar amerikan | USD | 82.84 | -0.41 | |
| Euro | EUR | 96.59 | -0.02 | |
| Poundi Britanik | GBP | 110.00 | +0.21 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.46 | +0.01 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 53.27 | -0.09 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.57 | +0.07 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.40 | -0.02 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.83 | +0.03 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.23 | +0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.93 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 112.72 | -0.67 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 347989.30 | -408.62 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 4807.87 | +69.30 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.73 | -0.05 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.74 | -0.04 | |
| Lira Turke | TRY | 1.95 | -0.01 | |
/j.p/r.e/