Kadastra zgjeron kanalet e pagesave online, përmes bankave të nivelit të dytë

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka njoftuar se nga sot qytetarët mund të kryejnë pagesat për të gjitha shërbimet kadastrale edhe përmes aplikacionit në një nga bankat e nivelit të dytë, duke e bërë procesin më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të sigurt.
Sipas Kadastrës, mjafton që përdoruesit të skanojnë faturën përkatëse në aplikacion, dhe pagesa reflektohet menjëherë në sistemin e Kadastrës, duke mundësuar fillimin pa vonesë të trajtimit të aplikimit.
Ky shërbim i ri online vjen si pjesë e përpjekjeve të Kadastrës për të lehtësuar procedurat për qytetarët, duke reduktuar pritjen, shmangur sportelet dhe rritur aksesin në shërbimet digjitale.
/e.xh/j.p/r.e/