FJALA E PËRSHËNDETJES SË PRESIDENTIT TOPI ME RASTIN E DITËS SË DREJTËSISË.

10 maj 2008
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë,
Me rastin e Ditës së Drejtësisë, kam kënaqësinë të ndaj sot me ju rëndësinë e mesazhit që kjo datë përcjell dhe në cilësinë e kryetarit të shtetit shqiptar, të shpreh sërish angazhimin tim të plotë në misionin e vazhdueshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës.
Unë gjej rastin t’i uroj gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të tjerë që lidhen me drejtësinë, Ditën e Drejtësisë, dhe t’i inkurajoj të gjithë për një mobilizim të mëtejshëm në punën e tyre fisnike, duke dashur t’i siguroj me këtë rast mbështetjen time të plotë.
Pavarësisht nga simbolika e kësaj date, drejtësia nuk është një veprimtari përkujtimore, drejtësia është sfida e përhershme e shtetit, arena ku përballen përditë autoriteti i tij me pretendimet e të gjithë shoqërisë.
Drejtësia është e vërteta në veprim, që fillon me ligje të mira, por që suksesi i qëndron në vullnetin e plotë për zbatimin e tyre, drejtësia kërkon profesionalizëm, por dhënia e saj varet në integritetin moral të prokurorit dhe gjyqtarit.
Drejtësia është prej kohësh pjesë e rëndësishme e axhendës së shtetit shqiptar dhe në mënyrë të paevitueshme përbën një tregues bindës të suksesit apo dështimit të tij.
Nga njëra anë, reformimi i saj është pjesë e paketës së angazhimeve që shteti ynë ka marrë në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përpara partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim plotësimin e standardeve për përfshirjen në aleancën më të rëndësishme të kontinentit – Bashkimit Europian.
Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor mbetet fusha e përfolur çdo ditë nga mijëra subjekte që përfshihen në konflikte para gjykatës, zona më e ndjeshme nga komentet e medias dhe madje të vetë politikës, interesat e së cilës mund të varen nga një vendim gjyqësor.
Gjykata është vendi ku filtrohen për herë të fundit kontradiktat e shoqërisë dhe të strukturave të tjera të shtetit, vendimet e së cilës do të mbahen mend gjatë, prandaj me drejtësinë nuk ka tratativa.
Ligji është pikërisht ajo forcë që bën të mundur lirinë dhe progresin në demokracinë tonë. Është pikërisht ligji ai që e bën njeriun të ngrejë kokën mbi mbijetesën e thjeshtë, të kërkojë të jetë pronar, të zhvillojë dijet dhe t’i gëzohet ekzistencës duke aspiruar për më shumë. Është pikërisht ligji që i jep njerëzve sigurinë që ata nuk mund ta kenë në mënyrë tjetër, ai mbron familjen dhe çdo grupim tjetër social të krijuar për zhvillim të interesave të përbashkëta. Ai është lidhja që e mban së bashku shoqërinë tonë.
Ka një shprehje të famshme që thotë: “është e lehtë të jesh i mirë, por nuk është e lehtë të jesh i drejtë” dhe vendimmarrja e drejtë apo e gabuar e gjyqësorit shqiptar, përbën: “ose një garanci të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, ose një faturë të shtrenjtë për të paguar në ngritjen e imazhit të dëmtuar të tij”. Drejtësia është një kosto që duhet paguar me çdo kusht!
Të nderuar të ftuar,
Statistikat tashmë të botuara mbi perceptimin e publikut ndaj organeve të policisë së shtetit, të prokurorisë apo gjykatave, nuk janë për t’u lavdëruar. Skepticizmi i më shumë se 50% i qytetarëve tek drejtësia shqiptare, kërkon të pranojmë se sot ajo nuk konsiderohet ende e suksesshme, megjithatë, përpjekjet e shtetit për të ngritur standartet e saj, janë për t’u përshëndetur. Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe organi i prokurorisë, tashmë kanë dhënë shenjat e para të angazhimit serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe në vitin 2008 të dhënat e sondazhit në nivel kombëtar për sektorin e drejtësisë, janë më të mira krahasuar me tre vite më parë.
Skema e besimit të publikut sot në sistemin e drejtësisë, ka lëvizur në kahun pozitiv edhe pse me hapa të vogla. Sot, ne jemi një shtet me drejtësi më të besueshme sesa dje dhe kjo duhet të na inkurajojë.
Ditën e sotme, nuk do ta konceptoja si një ditë feste për arritjet dhe as si një ditë për analiza të rasteve specifike, por si një ditë për reflektim mbi çështjen gjithmonë të hapur të drejtësisë, jetëgjatësia e së cilës kushtëzohet nga vetë ekzistenca e shtetit.
Problematikat e organeve që e përbëjnë sistemin e drejtësisë, nuk duhen parë si një pengesë për të ardhmen, përkundrazi, zgjidhja e tyre duhet parë si një objektiv që duhet realizuar sa më shpejt.
Garantimi i pavarësisë reale të sistemit të drejtësisë nëpërmjet fuqizimit të institucioneve të vetëkontrollit dhe administrimit të gjyqësorit, rritja e transparencës dhe aksesit nëpër gjykata, përmirësimi i performancës dhe profesionalizmit të prokurorëve e gjyqtarëve dhe kushteve e mjeteve të tyre, janë padyshim standarte që duhet të arrihen me çdo kusht.
Shumë pak njerëz, jashtë kësaj salle, dinë për këtë ditë, për të cilën duhet më shumë mediatizim dhe popullarizim. Mendoj se ajo duhet kthyer në një ditë edukative për nxënësit dhe të rinjtë në përgjithësi, të cilët bëjnë shumë pak edukatë ligjore në shkolla. Kjo ditë nuk është vetëm e gjyqtarëve dhe e prokurorëve, por për të është e gjithë shoqëria e interesuar. Në këtë ditë, duhet të hapen dyert e gjykatave e të prokurorive, ku nxënësve të shkollave fillore, nëntëvjecare por edhe të tjerë të interesuar t’u flitet për ligjin, pushtetin gjyqësor, për organizimin dhe historikun e tij. Ata duhet ta ndjejnë veten më afër, të dinë më shumë se si funksionon dhënia e drejtësisë, të jenë më konfidentë me të, mos ta shohin si një gjë jashtë tyre. Kjo jo vetëm do të rriste dijen dhe edukatën e tyre ligjore, por do të shërbente në afrimin e drejtësisë me përdoruesit e saj, duke rritur kështu edhe konfidencën dhe besimin e njerëzve tek ajo. Eshte fakt i njohur tashmë se besimi i njerëzve tek drejtësia është shumë i ulët dhe ndër shumë faktorë, një i tillë lidhet me kulturën e pamjaftueshme ligjore dhe distancimin e njerëzve prej saj.
Shpesh herë thuhet që politika e keqe pjell një drejtësi të keqe. Unë mendoj se është e kundërta, drejtësia e keqe pjell një politikë të keqe. Drejtësia është e shenjtë për të gjithë, nga zbatimi i saj varet mirëqënia materiale dhe shpirtërore e një kombi.
Unë si President i Republikës nuk jam patriarku i drejtësisë, por jam i dëshiruari i saj si të gjithë qytetarët. Unë mendoj se ata që bëjnë ligjet janë njerëz shumë të zotë, por akoma më të zotë janë ata që i zbatojnë ato.
Kam bindjen se drejtësia shqiptare ka njerëz profesionistë, me integritet, të cilët duhen motivuar sipas kritereve te mirëpërcaktuara të vlerësimit dhe të ngritjes në karrierë. Gjithashtu jam i sigurtë se është e papranueshme të aplikohet teoria e etiketimit për të tërë njerëzit e drejtësisë, vetëm për shkak të ekzistencës së elementëve të caktuar negativë brenda këtij sistemi.
Unë besoj se me përpjekjen e ne të gjithëve, drejtësia shqiptare do të bëhet reflektim i përkushtimit, profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësisë në përmbushje të detyrës. Institucionet e këtij sistemi do të luajnë rolin e tyre aktiv në drejtim të transparencës, pavarësisë, luftës kundër fenomeneve korruptive e konfliktit të interesave në mënyrë që të forcohet besimi i qytetarëve tek shteti i së drejtës.
Do ta mbyllja fjalën time me mesazhin ndaj të gjithë jush se, drejtësia është imazhi më i qartë i shtetit të së drejtës, ajo për të cilën ia vlen të luftosh në respektim të të drejtave të shoqërisë njerëzore dhe vlera e paçmueshme e së cilës koncentrohet me slloganin e të drejtës romake:
“Fiat justitia pereat mundus – drejtësia le të fitojë, edhe sikur bota të shembet”.
Ju faleminderit!