Presidenti Topi dekreton shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në lirim të Gjeneral Major Shpëtim Spahiu dhe të Gjeneral Brigade Zija Bahja.
9 maj 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në lirim të Gjeneral Major Shpëtim Spahiu, deri tani me detyrë Komandant i Forcës së Bashkuar dhe të Gjeneral Brigade Zija Bahja, deri tani me detyrë Komandant i Komandës Mbështetëse.
Ky dekret u nënshkrua nga Presidenti i Republikës në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 7, pika 8, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe të nenit 18, të ligjit nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes.