E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton shkarkimin nga detyra dhe nxjerrjen në lirim të Komandantit të Forcës së Bashkuar, Gjeneral Major Shpëtim Spahiu.

DEKRET
PËR
SHKARKIMIN NGA DETYRA DHE NXJERRJEN NË LIRIM TË KOMANDANTIT TË FORCËS SË BASHKUAR

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 7, pika 8, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe të nenit 18, të ligjit nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D E K R E T O J

Neni 1

Gjeneral Major Shpëtim Spahiu, deri tani me detyrë Komandant i Forcës së Bashkuar, shkarkohet nga nga kjo detyrë dhe del në lirim.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5717
Tiranë, më 09.05.2008

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›