E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Avionët izraelitë sulmojnë objektivat në jug të Gazës

TEL AVIV, 19 tetor /ATSH-DPA/-  Media izraelite raportoi sot se avionët izraelitë kishin sulmuar objektiva pranë Rafahut, në jug të Rripit të Gazës.

“Sulmet u kryen në përgjigje të shkeljes së armëpushimit aktual nga palestinezët, të cilët pretendohet se kanë qëlluar trupat izraelite në rajon”, sipas raporteve.

Një zëdhënës ushtarak izraelit tha se raportet ishin në hetim e sipër.

Armëpushimi midis Izraelit dhe milicisë islamike palestineze Hamas që ka qenë në fuqi në Rripin e Gazës që nga 10 tetori – ka patur një numër shkeljesh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan dje në mbrëmje për rrezikun e një sulmi “të afërt” nga grupi militant islamik “Hamas” ndaj civilëve palestinezë në Gaza. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›