FOKUS – Çmimet e naftës amerikane nën 60 dollarë pas marrëveshjes për Gazën

NJU JORK, 10 tetor /ATSH-AFP/ – Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit i uli çmimet e naftës amerikane nën 60 dollarë, niveli më i ulët që nga prilli, në një treg të rënduar nga një mbiofertë në krahasim me kërkesën.
Rreth orës 14:20 GMT, çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar West Texas Intermediate (WTI) për dorëzimin në nëntor ra me 2,81% në 59,78 dollarë.
Një fuçi nafte të papërpunuar Brent të Detit të Veriut për dorëzimin në dhjetor ra me 2,68% në 63,47 dollarë./ /os/