E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vijon lirimi i hapësirave publike në të gjithë vendin


TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Në të gjithë vendin vijon puna për lirimin e hapësirave publike, si nga strukturat shtetërore ashtu edhe me angazhimin e vetë qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga terreni, ku po ndërhyhet për të rikthyer hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

“Non stop”, u shpreh Rama.

Krahas ndërtimeve strukturat e IKMT-së dhe pushtetit lokal po punojnë edhe për pastrimin e akseve rrugore nga ndërtimet në shkelje me distancat e përcaktuara.

Qeveria shqiptare ka paralajmëruar ashpërsimin e masave për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve.

Masat e reja të paralajmëruara parashikojnë konfiskim i plotë i objektit nëse nuk zbatohet projekti për fasadat, konfiskim i objektit në rast se tejkalohet mbi 10% e lejes së ndërtimit, ndjekje penale për inspektorët që tolerojnë ndërtimet pa leje, ndalim punësimi në administratën shtetërore për 7 vite për çdo punonjës që kryen ndërtim pa leje, leje të detyrueshme edhe për ndërtimin e mureve rrethuese.

Në funksion të transparencës dhe bashkëpunimit me qytetarët, është vënë në dispozicion portali “hapësiraimepublike.gov.al”, ku çdo qytetar mund të raportojë rastet abuzive me ndërtimet apo uzurpimin e hapësirave publike.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›