E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Dronët ukrainas pengojnë fluturimet në disa aeroporte të Rusisë

MOSKË, 23 shtator /ATSH-DPA/- Autoritetet thanë sot se shumë aeroporte ruse u detyruan të kufizonin operacionet gjatë natës, për shkak të sulmeve me dronë nga forcat ukrainase.

Aeroporti më i madh rus “Aeroflot” paralajmëroi se do të duhej e gjithë dita për të rivendosur orarin e plotë të fluturimeve në qendrën e tij kryesore, “Aeroportin Sheremetyevo” në Moskë.

“Aeroporti më i madh i Rusisë, “Sheremetyevo” u mbyll dje për gati katër orë, për mbërritjet dhe nisjet”, tha autoriteti federal i aviacionit Rosaviatsiya.

Dhjetëra fluturime u vonuan. Aeroporte të tjera të prekura përfshinin Domodedovo, Vnukovo dhe Zhukovsky të Moskës, si dhe aeroportet rajonale në Kazan, Samara, Saratov në lumin Vollga dhe Gelendzhik në Detin e Zi.

Ushtria ruse tha se kishte rrëzuar 69 dronë ukrainas gjatë natës, por autoritetet më vonë thanë se dronët ishin detektuar mbi rajonin e Moskës sot në mëngjes. Nuk u dhanë detaje mbi objektivat e shënjestruara.

Qytetet ukrainase të goditura nga bombat ruse

Ushtria ukrainase tha se Rusia kishte lëshuar ​​116 dronë gjatë natës, shumica e të cilëve ishin interceptuar.

Thuhet se forcat ruse kishin lëshuar gjithashtu gjashtë bomba rrëshqitëse në qytetin industrial të Zaporizhias, në vijën e frontit në jug – duke shkaktuar zjarre dhe duke dëmtuar ndërtesa civile.

Sipas administratës ushtarake rajonale, një person u raportua i vdekur.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë për më shumë se tre vjet e gjysmë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›