FOKUS – Evropianët përshëndesin “shpirtin e pathyeshëm” të Ukrainës në përvjetorin e katërt

BERLIN, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Ministrat e Jashtëm evropianë i bënë homazh sot “shpirtit të pathyeshëm” të Ukrainës katër vjet pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë, që vazhdon të shkaktojë shkatërrime dhe vdekje në mbarë vendin.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul ndau në X një mesazh të përbashkët me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, atë polak Radosław Sikorski dhe homologun e tyre ukrainas Andrii Sybiha – duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme evropiane për Kievin në përvjetorin e luftës, e cila filloi më 24 shkurt 2022.
“Katër vjet trimëri. Katër vjet sakrificë. Katër vjet shpirt të pathyeshëm. Katër vjet mbrojtje të lirisë”, thanë ministrat në mesazh.
“Për ne. Për ju. Për Ukrainën. Për Evropën. Ne qëndrojmë prane jush për aq kohë sa do të duhet”, thuhet në deklaratë. //a.i/