E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Irani hakmerret, qindra raketa në drejtim të Tel Avivit

TEL AVIV, 13 qershor /ATSH-DPA/- Irani ka lëshuar qindra raketa drejt Izraelit, sipas një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Ushtria izraelite tha më herët se kishte zbuluar raketa iraniane që po lëshoheshin drejt Izraelit.

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në disa pjesë të vendit dhe qytetarëve iu kërkua të strehoheshin.

Irani u zotua të përgjigjej ndaj sulmeve ajrore izraelite në shkallë të gjerë, të cilat ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Araghchi tha se i konsideronte si shpallje lufte.

Sulmet e Izraelit, të cilat filluan sot në mëngjes, kishin në shënjestër objektet bërthamore iraniane, komandantët ushtarakë dhe shkencëtarët më të mirë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›