E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Irani pranon se ishte gabim goditja e anijeve në Hormuz

IUASHINGTON,  11 korrik /ATSH – AA/ – Irani kia  pranuar se ishte “një grup ekstremistësh jashtë kontrollit” ai që u përpoq të minonte negociatat e paqes dhe armëpushimin, duke sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe duke shkaktuar reagimin amerikan. kanë deklaruar disa zyrtarë amerikanë për CBS News.

“Iranianët) janë kthyer në tryezën e bisedimeve dhe kanë thënë: ‘Kemi gabuar. Kemi bërë një gabim. Le të vazhdojmë të bisedojmë’.”, theksojnë zyrtarët amerikanë .

CBS News sqaron se ky “rrëfim” është bërë privatisht nga drejtues iranianë para këshilltarëve të Donald Trumpit.

“Nëse kjo nuk është pozicioni zyrtar i Teheranit,” tha një zyrtar amerikan për CBS News, “atëherë për ta nuk do të jetë një ditë e mirë.”

“Jemi qartësisht në një fazë pritjeje dhe vëzhgimi,” deklaroi një tjetër zyrtar.

Megjithatë, edhe pse iranianët thuhet se u kanë thënë të dërguarve të Trumpit se sulmet ndaj anijeve u organizuan nga një element i devijuar brenda sistemit të tyre, i cili synonte të sabotonte marrëveshjen e administratës  Trump.

Sipas zyrtarëve të cituar nga CBS News – mendon se anijet u goditën për një arsye tjetër.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›