Koncerti i Kanye West, apel për mbërritje në kohë të pjesëmarrësve

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Pak orë para zhvillimit të koncertit të Kanye West në Tiranë, Agjencia për Media dhe Informim, publikoi disa udhëzime për të gjithë pjesëmarrësit, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe garantimin e një organizimi sa më të mirë të eventit.
Në njoftim, MIA informon se janë marrë masa për transportin e dedikuar drejt stadiumit, si dhe për funksionimin e linjave të transportit urban.
MIA u bën thirrje të gjithë të pranishmëve të planifikojnë mbërritjen në kohë, të përdorin transportin e rekomanduar dhe të ndjekin udhëzimet e organizatorëve për mbarëvajtjen e aktivitetit.
Sipas MIA-s, koncerti pritet të hyjë në historinë e eventeve në Shqipëri. /j.p/r.e/
1 nga 5