FOKUS – Izraeli: Të gjithë dronët e lëshuar nga Irani janë interceptuar

TEL AVIV, 13 qershor /ATSH-DPA/ – Rreth 100 dronë të lëshuar nga Irani drejt Izraelit janë interceptuar, raportoi një media izraelite.
Portali i lajmeve Ynet raportoi sot se të gjithë dronët ishin rrëzuar.
Ushtria izraelite nuk e ka konfirmuar raportin.
Komanda e Frontit Kombëtar Izraelit i tha popullsisë se nuk ishte më e nevojshme të qëndronin në afërsi të strehimoreve kundër bombave.
Izraeli nisi një sulm ajror në shkallë të gjerë gjatë natës kundër Iranit, duke goditur më shumë se 100 vende me rreth 200 avionë luftarakë, sipas një zëdhënësi të ushtrisë izraelite.
Operacioni përfshinte sulme në vende bërthamore dhe vrau komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë.
Në përgjigje, Irani nisi më shumë se 100 dronë drejt Izraelit, me udhëheqësin suprem iranian Ajatollah Ali Khamenei që tha se ”Izraeli do të marrë një ndëshkim të ashpër”./ /os/