E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Izraeli i kërkon OKB-së të shpallë Hezbollahun organizatë terroriste

NAJROBI, 25 mars /ATSH-DPA/ – Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, ka bërë thirrje që sulmet e Hezbollahut kundër vendit të tij të dënohen dhe që milicia në Liban e mbështetur nga Irani të klasifikohet si organizatë terroriste.

”Që nga 2 marsi, Hezbollahu ka qëlluar më shumë se 3 500 raketa dhe dronë drejt Izraelit”, shkroi Saar në X.

Ai shtoi se sulmet e Hezbollahut ishin të drejtuara kundër të njëjtëve banorë që qeveria i kishte evakuuar nga Izraeli verior pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023.

”Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të kërkojë që qeveria libaneze të çarmatos Hezbollahun dhe grupet e tjera të armatosura”, vazhdoi Saar.

Ai gjithashtu duhet të trajtojë rolin e Iranit si një kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon.

Sipas agjencisë së mbrojtjes civile të qeverisë libaneze, deri më tani janë raportuar 3 646 sulme izraelite në Liban dhe më shumë se 1 000 njerëz janë vrarë.

Përshkallëzimi i fundit i armiqësive midis Hezbollahut dhe Izraelit – duke i dhënë fund në mënyrë efektive një armëpushimi të brishtë – u zhvillua në mes të luftës më të gjerë që përfshin Iranin, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

Hezbollahu rifilloi sulmet ndaj pozicioneve izraelite, duke shprehur mbështetje për Teheranin dhe duke thënë se po mbron Libanin kundër “agresionit izraelit”, duke hapur një front tjetër në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Izraeli u hakmor me sulme ajrore në të gjithë Libanin, duke përfshirë Bejrutin dhe rajonet kufitare jugore, të cilat kanë shkaktuar zhvendosje të gjerë të civilëve që largohen nga luftimet./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›