E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Izraeli përshkallëzon sulmet në Qytetin e Gazës, të paktën 32 të vdekur

GAZË, 13 shtator /ATSH/- Një seri sulmesh ajrore shkaktoi vdekjen e të paktën 32 personave në të gjithë Qytetin e Gazës, ndërsa Izraeli ka përshkallëzuar ofensivën ushtarake duke u bërë thirrje palestinezëve të evakuohen, raportoi sot stafi mjekësor, sipas AP.

“Midis të vdekurve ishin 12 fëmijë”, sipas Spitalit Shifa.

Gjatë ditëve të fundit, Izraeli ka intensifikuar sulmet në të gjithë Qytetin e Gazës, duke shkatërruar shumë ndërtesa të larta dhe duke akuzuar Hamasin për vendosjen e pajisjeve mbikëqyrese në këto zona.

Ai ka urdhëruar banorët të largohen, si pjesë e një ofensive që synon të marrë kontrollin e qytetit më të madh palestinez, të cilin e ka quatur bastionn e fundit të Hamasit.

Qindra mijëra njerëz mbeten atje, duke luftuar në kushte urie.

“Sulmet gjatë natës dhe sot në mëngjes goditën një banesë në lagjen Sheikh Radwan, duke vrarë një familje me 10 anëtarë, përfshirë një nënë dhe tre fëmijët e saj”, thanë zyrtarët e Shëndetësisë.

Pas përshkallëzimit të armiqësive dhe thirrjeve për të evakuuar qytetin, numri i banorëve që largohen është rritur ndjeshëm në javët e fundit.

Megjithatë, shumë familje mbeten të bllokuara për shkak të kostos së gjetjes së transportit dhe strehimit, ndërsa të tjerë janë zhvendosur shumë herë dhe nuk duan të lëvizin sërish, duke mos besuar se në enklavë mund të gjendet një vend i sigurt. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›