E Hënë, 2 Nëntor 2026

NJU JORK – SHBA zotohet të mbrojë territorin e NATO-s pas shkeljes së hapësirës polake nga dronët rusë

NJU JORK, 13 shtator /ATSH/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i thanë dje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të mbronin çdo centimetër të territorit të NATO-pas ndërhyrjes së dyshuar të dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, sipas “Reuters”.

“SHBA-ja qëndron pranë aleatëve të NATO-s – përballë shkeljeve alarmante të hapësirës ajrore”, tha ambasadorja e SHBA-së në OKB, Dorothy Shea.

Deklarata duket se synon të qetësojë aleatët e Uashingtonit në NATO, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se inkursioni i dyshuar rus me dronë në Poloni mund të kishte ndodhur gabimisht.

Shea vuri në dukje gjithashtu se Rusia kishte intensifikuar fushatën e saj të bombardimeve kundër Ukrainës – që kur Trump u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë, si pjesë e përpjekjeve të tij për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës më shumë se 3-vjeçare të Moskës në Ukrainë.

“Këto veprime, përfshirë shkeljen e hapësirës ajrore të një aleati të SHBA-së – me qëllim ose jo – tregojnë një mungesë respekti të madh për përpjekjet e mirëbesimit të SHBA-së për t’i dhënë fund këtij konflikti”, tha Shea.

Polonia rrëzoi disa dronë rusë në hapësirën e saj ajrore të mërkurën – me mbështetjen e avionëve të aleatëve të saj të NATO-s.

“Ne e dimë, dhe e përsëris, e dimë se nuk ishte një gabim”, tha sekretari polak i Shtetit i Marcin Bosacki në OKB. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›