E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Kievi: Zelensky dhe Trump dakord për një takim të dytë

VATIKAN, 26 prill /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodimir Zelensky ranë dakord të takohen përsëri sot, tha zëdhënësi i presidencës ukrainase.

Zelensky pati një takim në kuadër të funeralit të papës me Trump, Macron dhe Starmer.

Shtëpia e Bardhë e quajti takimin me Zelenskyn “shumë produktiv”.

Takimi zgjati rreth 10 minuta.

Pasi i bëri homazhe papës, Trump, në vend që të dilte në oborrin e kishës, u takua me udhëheqësin ukrainas dhe më pas, pas një takimi të shkurtër ballë për ballë, ata dolën njëri pas tjetrit, të shoqëruar nga gratë e tyre Melania dhe Olena, në shesh.

Zelensky, në vend të uniformës së zakonshme ushtarake, është veshur me të zeza./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›