E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Në Santa Maria Maggiore varri i parë i një pape jezuit

VATIKAN, 26 prill /ATSH-AFP-ANSA/ – Arkivoli i papa Françeskut mbërriti, pak pas mesditës së sotme në Bazilikën e Santa Maria Maggiore (Shën Marisë së Madhe) në Romë, ku ai do të varroset privatisht.

Mijëra besimtarë mirëpritën arkivolin e papës argjentinas përpara kësaj bazilike, një shenjtërore imponuese e shekullit V, që tashmë strehonte varret e shtatë papëve.

Bazilika strehon shtatë varre papësh.

Papa i parë i varrosur këtu ishte françeskani Nikolla IV, një tjetër varr i njohur është ai i Papës së parë dominikan Pius V dhe tani do të jetë gjithashtu bazilika që do të strehojë varrin e papës së parë jezuit, papa Françeskut./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›