E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – ”Lufthansa” shkurton 4 000 vende pune

BERLIN, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Kompania ajrore gjermane e fluturimeve ”Lufthansa” ka konfirmuar se do të shkurtojë 4 000 vende deri në vitin 2030, ndërsa lëviz drejt digjitalizimit, automatizimit dhe konsolidimit të proceseve.

Grupi ”Lufthansa” kohët e fundit kishte rreth 103 000 punonjës.

Kompania tani synon një fitim operativ, prej 10% të të ardhurave, nga një objektiv i mëparshëm prej 8%.

Për këtë vit, menaxherët theksuan se pret që fitimet të tejkalojnë ndjeshëm 1,6 miliardë eurot e vitit të kaluar.

Për të rritur fitimet, ”Lufthansa” gjithashtu planifikon të konsolidojë linjat e saj të ndryshme ajrore nën një kontroll më të rreptë qendror.

Përveç markës kryesore ”Lufthansa” të goditur nga kriza, grupi operon SWISS, ”Austrian” dhe ”Brussels Airlines” dhe mban një pakicë aksionesh në ITA të Italisë.  /os/

Kompania tha se transportuesi ajror me kosto të ulët ”Eurowings” do të forcohet gjithashtu, ashtu si edhe njësitë e logjistikës dhe mirëmbajtjes, me këto të fundit që pritet të zgjerohen në sektorin e mbrojtjes./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›