FOKUS – Nga Roma në Paris, homazhe për zonjën e madhe të kinemasë, Claudia Cardinale

PARIS, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Në Romë, në Paris apo edhe në qytezën e Nemourit, ku ajo jetonte, homazhet vërshuan sot paradite dhe pasdite në nderim të Claudia Cardinales, zonjës së madhe të kinemasë, e cila vdiq dje.
Cardinale punoi me regjisorët më të mëdhenj të shekullit XX.
Lëvdatat erdhën së pari nga bota e kinemasë, në të cilën Claudia Cardinale ishte një ikonë botërore, duke realizuar pothuaj 150 filma me Luchino Visconti, Federico Fellini, Richard Brooks apo Sergio Leone.
“Ajo ishte ylli më i bukur i periudhës më të bukur dhe më të pasur të kinemasë sonë”, thanë drejtuesit e studios legjendare romane ”Cinecittà”, ku u xhiruan disa prej filmave të saj, Antonio Sachone dhe Manuela Caciamani.
Në instagram Bienalja e Venecias, e cila mban Festivalin e Filmit, i bën homazh kujtimeve të një aktoreje unike dhe të paharrueshme që ndriçoi kinemanë italiane dhe atë të huaj.
E paharrueshme në “The Leopard”, “Once Upon a Time in the West” or “Eight and a Half”, Claudia Cardinale mishëroi Rilindjen Italiane të viteve ’60, shkëlqeu në Hollivud, në Francë si dhe në Gjermani me Werner Herzog.
Nëpërmjet Delegatit të Përhershëm, Tieri Fremo, Festivali i Filmit në Kanë i bëri homazh “një gruaje italiane aventuriere, të lirë dhe të zjarrtë, që robëroi zemrat tona film pas filmi, gjithmonë duke rrezatuar lumturi dhe guxim”.
Liderët e shtetit italian dhe francez u bashkuan homazheve për këtë aktore të lindur në La Goulette, në Tunizi, me 15 prill 1938 nga një mama franceze dhe një baba siçilian.
– Ajo la shenjë në jetën time! –
Presidenti italian, Sergio Mattarella foli për figurën e një artisteje të jashtëzakonshme, një heroine të paharrueshme të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare, ndërsa homologu i tij francez Emmanuel Macron e përshkroi atë si një artiste që përqafoi lirinë.
“Claudia Cardinale mishëronte një vizion, një talent që i shtonte aq shumë veprave të më të mëdhenjve nga Roma në Hollivud dhe Paris, të cilin ajo e zgjodhi si atdheun e saj”, shtoi ai në platformën X.
Në moshën 17-vjeçare, Claudia Cardinale fitoi një konkurs bukurie, që ia ndryshoi jetën në mënyrë dramatike.
Në moshën 22-vjeçare, e ftuar në Festivalin e Filmit në Venecia ajo elektrizoi botën e kinemasë që para se të niste xhirimet për filmin “Roko and his brothers” (1960) të Luchino Viscontit.
Regjisori italian do t’i jepte disa vite më vonë një nga rolet e saj më të mëdha në “The Leopard” përkrah Alain Delon dhe Burt Lankaster në vitin 1963.
“Një yll botëror, aktorja bënte gjithmonë një jetë të thjeshtë për figurën e saj”, u shpreh vajza e saj Claudia Squitieri, e cila jetonte me të në Nemour, në një hapësirë ku ndodhej shtëpia e saj dhe fondacioni ”Claudia Cardinale”, një vend për mikpritjen dhe promovimin e artistëve të rinj.
“Jam shumë e lumtur që kam mundur të ndaj me të vitet e saj të fundit, në festa dhe në jetën dinamike të këtij vendi. Mendoj se ka jetuar e lumtur këtu”, u shpreh ajo.
Mbi portën jeshile të shtëpisë së saj, disa persona anonimë vendosën lule, ashtu si Patricia, një zonjë 60-vjeçare, e cila tha se aktorja që kishte lënë shenjë në jetën e saj.
“I flisja shpesh për filmin “Once Upon a Time in the West” dhe secilën herë ajo më thonte se kishte dhe filma të tjerë dhe më tregonte për prapaskenat e tyre”, kujton një fqinj i saj./ /f.k/ a.jor.