E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Nikotina dëmton zemrën dhe enët e gjakut në të gjitha format e saj

ROMË, 29 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Nikotina është e dëmshme për zemrën dhe enët e gjakut dhe jo vetëm ato, mund të shtojmë dhe është e dëmshme në të gjitha format e saj: qoftë e tymosur përmes një cigareje tradicionale, një cigareje elektronike apo një cigareje me duhan të nxehtë, shkruan salute.eu.

Nikotina dëmton zemrën dhe enët e gjakut në të gjitha format e saj, nga cigaret tradicionale te cigaret elektronike dhe duhani i nxehtë.

Ajo është gjithashtu e dëmshme edhe nëse e thithni ngadalë, si snus, një qese e vogël që përmban duhan të vendosur midis buzëve dhe mishrave të dhëmbëve.

Snusi është një produkt suedez i duhanit. Konsumohet duke vendosur një qese me gjethe duhani pluhur nën buzë që nikotina të përthithet përmes gojës.

Snusi është i ndaluar në Evropë përveç Suedisë.

Në Itali, ka pasur edhe raste serioze për jetën siç demonstrohet nga rasti i dy vajzave trembëdhjetëvjeçare nga Ferrara të shtruara në spital disa muaj më parë për mbidozë nikotine, duke shkaktuar rrahje të shpejta të zemrës, të përziera dhe marramendje.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›