E Diel, 1 Nëntor 2026

FUTBOLL – CR7: Dëshiroj të luaj deri në golin e 1 000-të

DOHA, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sulmuesi i Al- Nassr Cristiano Ronaldo ka përsëritur se dëshiron të vazhdojë të luajë derisa të arrijë 1 000 gola në karrierë.

Kapiteni i Portugalisë, Ronaldo, 40 vjeç, e çoi numrin e tij në 956 me një dopietë të shtunën për klubin e tij saudit Al-Nassr.

“E dini cili është qëllimi im. Dua të fitoj trofe dhe dua të arrij atë numër që ju të gjithë e dini. Do ta arrij numrin me siguri, nëse nuk ka lëndime”, tha ai pasi u emërua lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme.

Ish-legjenda e Real Madridit, Manchester United dhe Juventusit, Ronaldo, ka thënë se Kupa e Botës vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada do të jetë e fundit e tij.

Por karriera e tij në klube do të vazhdojë pasi marrëveshja e tij e fundit dyvjeçare me Al-Nassr zgjat deri në vitin 2027.

“Është e vështirë të vazhdosh të luash, por jam i motivuar. Pasioni im është i lartë dhe dua të vazhdoj. Nuk ka rëndësi se ku luaj, qoftë në Lindjen e Mesme apo Evropë. Gjithmonë më pëlqen të luaj futboll dhe dua të vazhdoj”, theksoi ai.

Pesë herë Futbollisti i Vitit në Botë, Ronaldo, ka shënuar një rekord botëror prej 143 golash për ekipin kombëtar për Portugalinë, një rekord prej 140 në Ligën e Kampionëve, një rekord prej 450 golash me Real Madridin, dhe gjithashtu më shumë se 100 gola për secilin për Manchesterin, Juventusin dhe Al-Nassrin.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›