E Diel, 1 Nëntor 2026

Videokartolinë festash nga nxënësit e gjimnazit “18 Tetori” në Lushnjë


TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Festat e fundvitit janë pritur me aktivitete të ndryshme artistike  nga nxënësit e shkollave në gjithë vendin.

Zbatimi i programit kombëtar “Art dhe Zeje”, i ndërtuar mbi bazën e pasioneve dhe prirjeve të nxënësve, ka rezultuar me shfaqje të mirëfillta artistike ku nxënësit kanë pasur mundësi të shpalosin talentin e tyre në art.

Gjimnazistët e “18 Tetorit” në Lushnjë zgjodhën tingujt e valsit për të përcjellë urimin e tyre për festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot videokartolinën e përgatitur prej tyre këtë fundvit.

Programi “Art, Zeje, Sport” ka për qëllim të ofrojë përvojë të pasur për nxënësit në fusha si artizanati dhe folklori, aftësitë digjitale, mbrojtja e mjedisit, bujqësia dhe sportet.

Ai u shërben nxënësve të arsimit parauniversitar duke shtuar kohën e qëndrimit në shkollë jashtë orarit mësimor dhe duke i kthyer hapësirat shkollore në qendra komunitare të hapura edhe për pjesëtarët e komunitetit.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›