FOKUS – OKB: Nëse Izraeli zbaton dënimin me vdekje, ky do të jetë një krim lufte

GJENEVE, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar ashpër miratimin nga parlamenti izraelit të një ligji të ri “thellësisht diskriminues” për dënimin me vdekje, duke paralajmëruar se zbatimi i tij në territoret e pushtuara palestineze “do të përbënte një krim lufte”.
Ligji i ri, i cili do ta bënte dënimin me vdekje dënimin e paracaktuar për palestinezët në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, të shpallur fajtorë për kryerjen me dashje të sulmeve vdekjeprurëse të konsideruara “akte terrorizmi” nga një gjykatë ushtarake izraelite, “është padyshim i papajtueshëm me detyrimet e Izraelit sipas ligjit ndërkombëtar”, tha Volker Turk në një deklaratë.
“Zbatimi i tij ndaj banorëve të territoreve të pushtuara palestineze do të përbënte një krim lufte”, shtoi ai. /os/