E Hënë, 2 Nëntor 2026

Publikohen formacionet zyrtare të përballjes Kosovë-Turqi

PRISHTINË, 31 mars/ATSH/ Kosova do të luajë sonte në orën 20:45 përballë Turqisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për “play-off”-in e Botërorit 2026, që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda i ka besuar 11-shes që hodhi në fushë përballë Sllovakisë, me Muriç në portë, Dellova, Hajrizi dhe Hajdari në mbrojtje, Vojvoda dhe Gallapeni do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa në mesfushë janë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Sulmi do të përbëhet nga dyshja Muriqi-Asllani.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë anglezi Michael Oliver, ndërsa nga krahët do të ndihmohet nga Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Chris Kavanagh. Në krye të VAR do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande, ndërsa asistent i tij do të jetë Andrew Dallas.

Edhe kombëtarja turke tashmë ka publikuar formacionin zyrtar.

Sfida do të startojë në orën 20:45.

/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›