E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS - "OpenAI" qendër të posaçme monitorimi për zgjedhjet e mesmandatit - ATSH -

UASHINGTON, 1 nëntor /ATSH-ANSA/ – “OpenAI” po përgatit ngritjen e një qendre të posaçme operacionale për monitorimin e zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me synimin për të identifikuar përhapjen e mundshme të dezinformimit dhe përpjekjet për të ndërhyrë në procesin zgjedhor.

Qendra, e quajtur “Election Operations Center”, pritet të nisë funksionimin në ditët në vijim dhe do të qëndrojë aktive deri në përfundimin e numërimit të votave.

”Startupi i Sam Altmanit është i përkushtuar për të siguruar që përdoruesit të marrin informacione të besueshme rreth votimit, si dhe për të mbështetur përpjekjet për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, deklaroi për ”Politico”-n Josh Lawson, drejtuesi i qendrës së monitorimit në ”OpenAI”.

Iniciativa vjen në një kohë shqetësimi në rritje rreth inteligjencës artificiale dhe ndikimeve të saj. /Ad.Ab./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›