E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Qeveria izraelite tërheq të gjithë negociatorët nga Katari

TEL AVIV, 22 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria izraelite do të tërheqë të gjithë ekipin e saj negociator nga bisedimet e Dohas që synojnë arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës, raportuan mediet izraelite.

”Anëtarët e lartë të ekipit u thirrën në Izrael të martën, ndërsa vetëm anëtarët e ekipit operativ mbetën në kryeqytetin e Katarit”, sipas informacionit nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Familjet e pengjeve që mbahen ende në Gaza kanë shprehur kritika të forta ndaj vendimit.

Ndër pikat e mosmarrëveshjes midis palëve është fakti që organizata militante palestineze Hamas kërkon ndërprerjen e armiqësive në këmbim të lirimit të pengjeve të mbetura.

Izraeli do ta pranojë vetëm nëse Hamasi i dorëzon armët dhe udhëheqja e tij largohet nga Rripi i Gazës.

Hamasi i ka hedhur poshtë këto kërkesa./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›