KIEV – Zelensky fton papa Leone XIV në Ukrainë

KIEV, 12 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka ftuar papa Leonen XIV të vizitojë vendin, pas telefonatës së tij të parë sot.
“Një vizitë e tillë do t’u sillte shpresë të vërtetë të gjithë besimtarëve dhe të gjithë popullit tonë”, shkroi Zelensky në X pas asaj që e quajti një diskutim “të ngrohtë dhe vërtet substancial” me kreun e ri të Kishës Katolike.
Vatikani nuk komentoi fillimisht për ftesën.
Zelensky pritet të marrë pjesë në meshën për inaugurimin e papës së ri në Vatikan të dielën.
Ukraina ka luftuar për të sprapsur një pushtim të plotë rus që nga shkurti i vitit 2022.
Papa i sapozgjedhur i lindur në SHBA shprehu solidaritetin e tij me “popullin e dashur ukrainas” në lutjen e tij të parë të së dielës para më shumë se 100 000 njerëzve.
“Uroj që gjithçka e mundur të bëhet për të arritur një paqe autentike, të drejtë dhe të qëndrueshme, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
“Le të lirohen të gjithë të burgosurit dhe fëmijët të jenë në gjendje të kthehen në familjet e tyre”, tha ai duke iu referuar me sa duket mijëra fëmijëve ukrainas që mendohet se janë çuar në Rusi që nga viti 2022”, shtoi ai.
Zelensky theksoi se ai dhe papa kishin rënë dakord të qëndronin në kontakt dhe të planifikonin një takim personal në të ardhmen e afërt.
Vatikani është përpjekur të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë tre viteve të fundit, por pa shumë sukses./ a.jor.