FOKUS – Rutte: Trump e ka “zgjuar” NATO-n, e ka bërë më të fortë

PARIS, 14 shkurt /ATSH/- Në një intervistë ekskluzive për “France24”, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se aleanca ishte më e fortë sot, falë nxitjes së presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
Ai nënvizoi lidershipin në rritje të Evropës brenda NATO-s, ndërsa rikonfirmoi rëndësinë e spirancës amerikane.
Rutte theksoi gjithashtu nevojën urgjente për më shumë mbështetje për Ukrainën, duke pranuar se nivelet aktuale të ndihmës ishin të pamjaftueshme. //a.i/