E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e opozitës, gjykata “detyrim paraqitjeje” për 14 të arrestuarit

TIRANË, 14 shkurt /ATSh/ Gjykata e Tiranës liroi sot nga qelia 14 protestuesit e arrestuar nga policia gjatë tubimit të organizuar nga Partia Demokratike pasditen e 10 shkurtit. Ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa prokuroria kërkoi 2 masa arrest me burg, 3 arrest në shtëpi dhe 9 detyrim paraqitjeje

Gjithashtu një ditë më parë gjykata la në masën “detyrim paraqitje” edhe 7 protestues, të cilët ishin të mitur.

Ata akuzoheshin për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Gjatë protestës së opozitës nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe mjeteve të forta mbetën të dëmtuar edhe 16 punonjës policie të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›