E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA-ja dhe Danimarka do të takohen për të diskutuar mosmarrëveshjen për Groenlandën

KOPENHAGË, 13 janar /ATSH-DPA/- SHBA-ja dhe Danimarka do të takohen nesër për të diskutuar mosmarrëveshjen për Groenlandën.

Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen do të takohet me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance dhe sekretarin amerikan te Shtetit, Marco Rubio nesër në Uashington, për të diskutuar mosmarrëveshjen mbi pretendimet e SHBA-së per te marre kontrollin e Groenlandës.

Ministrja e Groenlandës përgjegjëse për politikën e jashtme, Vivian Motzfeldt, pritet gjithashtu të marrë pjesë në takim.

Takimi vjen mes tensioneve të larta mbi ishullin Arktik pas deklaratave të përsëritura të presidentit të SHBA-së Donald Trump, se SHBA-ja duhet të “zotërojë” Groenlandën për interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Groenlanda, shtëpia e më pak se 57 000 banorëve dhe rreth katër të pestat e mbuluara nga akulli, është kryesisht autonome, por zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, një anëtare e NATO-s.

Banorët kanë thënë vazhdimisht se nuk duan të bëhen pjesë e SHBA-së, ndërsa Danimarka dhe vendet e tjera të NATO-s e kanë kundërshtuar këtë ide. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›