E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA refuzon urdhrat e arrestit të ICC kundër Netanyahut dhe Gallantit

UASHINGTON, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë kategorikisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për lëshimin e urdhërarresteve kundër zyrtarëve të lartë izraelitë, deklaroi një zëdhënës i këshillit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, duke iu referuar mandateve lëshuar kundër Benjamin Netanyhau dhe Yoav Gallant.

“Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga nxitimi i gjykatës për të kërkuar urdhraarresti dhe nga gabimet shqetësuese procedurale që sollën këtë vendim”, shtoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

”Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë këtë. Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk ka juridiksion mbi këtë çështje”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë./    /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›