FOKUS – SHBA vë veton ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

NJU JORK, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar edhe një herë miratimin e një rezolute ligjërisht të detyrueshme të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.
Robert Wood, zëvendësambasadori i SHBA në Kombet e Bashkuara, vuri sot veton ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit.
Të gjithë anëtarët e tjerë të trupit prej 15 anëtarësh votuan pro.
Teksti u dorëzua nga të 10 anëtarët jo të përhershëm të organit më të fuqishëm të OKB-së.
Pas javësh negociatash dhe ndryshimesh me kërkesë të SHBA-së, në fund pati ende mosmarrëveshje.
SHBA, një aleate e vendosur i Izraelit, kishte kërkuar pa sukses që armëpushimi të lidhej me lirimin e pengjeve që ende mbahen nga militantët në territorin palestinez./ /os/