E Martë, 3 Nëntor 2026

STAMBOLL – Turqia qendrore tronditet nga një tërmet me magnitudë 5,2 ballë Rihter

STAMBOLL, 15 maj /ATSH-DPA/- Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë Rihter tronditi sot pasdite qytetin qendror turk, Konya.

“Njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe pritën në rrugë”, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.

“Tërmeti u ndje edhe në provincën e Ankarasë”, sipas raportimeve. Fillimisht nuk u raportuan dëme të mëdha.

Turqia ndodhet në një zonë sizmike aktive dhe tronditet vazhdimisht nga tërmetet, disa prej të cilave me shkallë të lartë.

Ekspertët paralajmërojnë rregullisht për probabilitetin e lartë të tërmeteve të forta, veçanërisht në rajonin e dendur të populluar të Marmarasë, përreth Stambollit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›