FOTO/ Palestinezët në Gaza vajtojnë të dashurit e tyre të vrarë nga sulmet izraelite

Të paktën 51 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga agimi, raporton Al Jazeera.
Që nga fillimi i luftës në tetor 2023, të paktën 64,231 persona janë vrarë dhe 161,583 janë plagosur në të gjithë Gazën.
Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës ka dënuar sulmin e fundit të Izraelit ndaj një kulle shumëkatëshe, duke thënë se shënjestrimi i ndërtesave të larta është një politikë e zhvendosjes së detyruar.“Familje të tëra hidhen në rrugë, pa strehë dhe pa hapësira të sigurta për të shkuar”, tha Agjencia, duke shtuar se shkatërrimi i privon palestinezët nga “e drejta e tyre për të mbijetuar dhe për të jetuar me dinjitet”.
Komentet erdhën pasi forcat izraelite shkatërruan një kullë të madhe në qytetin e Gazës, pjesë e një fushate intensifikuese për të marrë kontrollin e qendrës urbane.Agjencia e mbrojtjes civile i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë menjëherë për të ndaluar atë që e përshkroi si një “krim të organizuar”.
“Sa gjatë do të mbeten civilët pa një vend të sigurt në këtë botë?”