FOTO/ Zgjedhjet në Kosovë, këta janë më të votuarit për secilën parti

Prej orës 12:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur numërimin e votave për kandidatët për deputetë.
Deri në këto momente, sipas rezultateve të përditësuara nga KQZ, kandidatët nga Lëvizja Vetëvendosje kryesojnë sa i përket numrit të votave të marra.
Në vijim i gjeni edhe grafikisht, për katër partitë politike, pesë kandidatët më të votuar nga zgjedhjet nacionale të mbajtura dje.

Të dielën në mbrëmje është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve për subjektet politike në 2,557 vendvotime ku është zhvilluar votimi i rregullt, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në një konferencë për media.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezit, të gjitha materialet zgjedhore janë tërhequr nga vendvotimet dhe janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit në 38 komunat e vendit.
Lëvizja Vetëvendosje i fitoi këto zgjedhje duke marrë 49.3% të votave dhe duke siguruar 56 mandate në parlament, 8 më shumë sesa në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Pas LVV-së renditet Partia Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Bedri Hamza me 21.01% dhe në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kryetar Lumir Abdixhiun, i cili ka arritur të sigurojë 13.59%.
