FOTOGALERI/Tirana sot kryeqendra e Europës, ceremonia e mikpritjes nga Rama të udhëheqësve nga mbi 47 vende

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Tirana është sot kryeqendra e Europës duke mirëpritur për herë të parë në një vend të Ballkanit, Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Kryeqyteti shqiptar ka bërë bashkë udhëheqës dhe krerë shtetesh nga mbi 47 vende, mes të cilëve liderë të BE-së, NATO-s dhe OSBE.
Samiti është bashkëorganizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Kryeministri Edi Rama me temë “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët” e ndarë në tre tryeza të rrumbullakëta me tematika të ndryshme.
Fotoreporteri i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) Florian Abazaj, ka sjellë momente nga ceremonia e mikpritjes së liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian nga Rama në tapetin e kuq në sheshin “Skënderbej” ku është ngritur edhe Shtëpia e Evropës.