E Martë, 3 Nëntor 2026

Macron mbërrin në samitin e Komunitetit Politik Evropian

TIRANË, 16 maj/ATSH-Maela Marini/ Presidenti i Francës Emmanuel Macron mbërriti në samitin e Komunitetit Politik Evropian që po zhvillon punimet në Tiranë.

Presidenti Macron u prit në ceremoninë e mirëseardhjes në sheshin “Skënderbej” nga kryeministri Edi Rama.

Përveç pjesëmarrjes në samitin e Komunitetit Politik Evropian, axhenda e presidentit Macron në Tiranë vijon ditën e nesërmes me takime me zyrtarë të lartë të vendit.

Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit Macron në Tiranë, ndërsa në 16-17 tetor 2023 ka zhvilluar vizitën e parë në Shqipëri, njëkohësisht vizita e parë e një presidenti francez në vendin tonë.

Presidenti Macron ne samitin e Tiranes, foto: Florian Abazaj 1 nga 3

/m.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›