FRANCË – Lecornu u mbijeton dy mocioneve të mosbesimit: Tani t’i përvishemi punës!

PARIS, 16 tetor /ATSH-ANSA/ – Qeveria e Lecornu II i shpëton sërish një mocioni mosbesimi prej 18 votash, jo 24 votash sa pritej më asamble.
Mocioni i mosbesimit i paraqitur nga La France Insoumise (LFI) u rrëzua me 271 vota nga 289 vota të nevojshme për shumicën.
Nga dy mocionet e mosbesimit të paraqitura, ai nga partia e Jean-Luc Mélenchon ishte i vetmi me shanse për t’u miratuar, pasi, përveç aleatëve të krahut të majtë, të Gjelbërve dhe Komunistëve ai u mbështet edhe nga Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë dhe partia e Eric Ciotti.
Pas numërimit, votimi për mocionin e mosbesimit të paraqitur nga partia e Marine Le Pen, i cili nuk kishte shanse për t’u miratuar, u hap me shumë më pak tension.
Vetëm pesë deputetë iu bashkuan 139 anëtarëve të Tubimit Kombëtar në votimin për mocionin e mosbesimit të paraqitur nga partia e Marine Le Pen, i cili – siç pritej – u rrëzua me një shumicë dërrmuese, me 144 vota pro nga 289 vota të nevojshme për miratim.
Duke ecur shpejt, i ndjekur në çdo hap nga dhjetëra gazetarë dhe kamera, Lecornu dukej i qetë: “Tani të punojmë! Le të fillojmë debatet”, tha ai, duke iu referuar diskutimeve nen për nen mbi planin e buxhetit.
“Doja të bëja një shëtitje të qetë, si në jetën time të mëparshme. Por shoh që nuk është kështu…”, tha ai, duke buzëqeshur me gazetarët. /os/