E Hënë, 2 Nëntor 2026

KABUL- Të paktën 18 të vrarë, 360 të plagosur në përplasjet Pakistan-Afganistan

KABUL, 16 tetor /ATSH/ – Të paktën 18 persona janë vrarë dhe më shumë se 360 janë plagosur në Afganistan gjatë përleshjeve ushtarake midis Pakistanit dhe Afganistanit që nga 10 tetori, tha sot Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) në një deklaratë, sipas “Reuters” .

“UNAMA u bën thirrje të gjitha palëve të ndalojnë armiqësitë dhe të sigurojnë një fund të qëndrueshëm të luftimeve për të mbrojtur civilët,” shtohet në deklaratë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›