E Hënë, 2 Nëntor 2026

FRANCË – Zjarri shkakton dëme të mëdha në jug të vendit

PARIS, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Një zjarr i madh pyjor ka shkaktuar dëme të mëdha në Francën jugore, ku më shumë se 1 000 zjarrfikës po luftojnë me flakët rreth qytetit port të Martiguesit, pranë Marsejës.

”Zjarri përfshiu 240 hektarë dhe u përhap jashtëzakonisht shpejt”, njoftoi sot të shërbimi lokal i zjarrfikësve.

Tani është dhënë leje për pjesën më të madhe të zonës.

”Zjarri shpërtheu dje në mbrëmje. Si masë paraprake, 150 persona u strehuan në ambiente të sigurita, dhe të tjerëve iu këshillua të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre”, sipas brigadës së zjarrfikësve.

Disa rrugë u mbyllën përkohësisht për shkak të zjarrit.

Dy zjarrfikës u plagosën lehtë gjatë operacionit.

Disa zona të tjera të Francës jugore janë prekur nga zjarret në ditët e fundit./   /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›