E Martë, 3 Nëntor 2026

Mitsotakis paralajmëron Shkupin: Nuk do të ratifikojmë memorandumet e bashkëpunimit, derisa t’i përmbaheni marrëveshjes së Prespës

Qeveria greke nuk do të dërgojë për ratifikim në parlament tre memorandum bashkëpunimi me Maqedoninë e veriut për çështje ku përfshihet dhe anëtarësimi evropian i vendit fqinjë, derisa Shkupi t’i përmbahet plotësisht marrëveshjes së nënshkruar në Prespë mes dy vendeve në vitin 2018.

“Nuk do të ratifikojmë memorandumet derisa të jemi të bindur plotësisht se pala tjetër vepron në përputhje të plotë me të gjitha dispozitat e marrëveshjes”, u shpreh të enjten kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis, pasi partia kryesore opozitare e vendit, Siriza, kërkoi që memorandumet të shkonin për votim në parlament, disa ditë pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, gjatë fjalimit të inaugurimit të saj, iu referua vendit thjesht me emrin Maqedonia, në vend të emrit kushtetues Maqedoni e Veriut për të cilin u ra dakord në marrëveshjen e Prespës.   

“Kam paralajmëruar qeverinë e re të Shkupit se çdo shmangie nga zbatimi I marrëveshjes do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së veriut”, theksoi Mitsotakis, sipas të cilit nëse Greqia miratonte memorandumet, do të humbte mjete që kishte në dorë për t’i bërë presion vendit fqinjë që t’i përmbahet paktit të Prespës. 

Marrëveshja e Prespës u nënshkrua në vitin 2018 nga ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe ish kryeministri grek Aleksis Tsipras, në atë kohë kryetar i Sirizës. 

Qeveria demokracia e re e Mitsotkasi që fillimisht mori pushtetin në 2019-ën dhe shtyu nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit duke pretenduar se Maqedonia e Veriut nuk po zbatonte paktin e Prespës për sa i përket emrit të vendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›