FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri për shkak të motit

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit informoi sot se organizimi i Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, i planifikuar për ditën e enjte, më 26 mars 2026, në kuadër të ndeshjes Play-Off për Kupën e Botës mes Polonisë dhe Shqipërisë, anulohet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që priten në Tiranë.
FSHF bën të ditur se, kjo masë është marrë me qëllim sigurimin e mirëqenies dhe sigurisë së tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve.
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Polonisë në Varshavë më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy”.
/gj.m/r.e/j.p/