E Martë, 3 Nëntor 2026

FUTBOLL – Brazili: Me Ancelottin do të fitojmë botërorin 2026

RIO DE ZHANEIRO, 12 maj /ATSH-ANSA/ – Ardhja e trajnerit italian Carlo Ancelotti në krye të kombëtares së Brazilit ka sjellë një valë entuziazmi në të gjithë Brazilin, i cili tani synon Kupën e Botës 2026.

Nga ana tjetër, theksojnë media të ndryshme lokale, Ancelotti përveçse është trajneri i parë i huaj që drejton ekipin kombëtar, është më i paguari në botë, me një pagë prej mbi 9.5 milionë eurosh në vit.

Gjithashtu, duke injektuar adrenalinë në venat e tifozëve ishin fjalët e presidentit të Konfederatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues ishin se “ekipi më i madh në historinë e futbollit tani do të drejtohet nga trajneri më i suksesshëm në botë”.

“Është më shumë sesa një veprim strategjik (…) është një deklaratë për botën se jemi të vendosur të rifitojmë vendin e parë në podium” , shtoi ai.

Midis atyre që e pritën mirë Ancelottin ishte ish-sulmuesi Romario, i cili i uroi atij “fat të mbarë” për aventurën e tij të re.

Për Torcedores si Vinicius Barbosa, emërimi i trajnerit evropian është një “moment historik” në historinë e ekipit kombëtar, tashmë pesë herë kampion. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›