Përfundon numërimi në Kukës, PD-ASHM fiton 2 mandate, PS fiton 1 mandat

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në qarkun e Kukësit ka përfunduar procesi i numërimit në 139 qendrat e votimit në këtë qark për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së nga numërimi i votave në këtë qark kryeson “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 18 934 vota ose 52.95 % të tyre.
Ndërkohë, Partia Socialiste ka marrë 10 970 vota ose 30.68 %.
Partia Social Demokrate ka marrë 5 061 vota ose 14.15 %.
Pas përfundimit të numërimit “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” fiton 2 mandate, ndërsa Partia Socialiste fiton 1 mandat.
1 nga 2/a.f/