Euroja nuk ndryshon, dollari forcohet me 0,18 lekë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën euroja nuk ka ndryshuar vlerë në raport me lekun, duke u këmbyer në të njëjtën kuotë sa një ditë më parë, me 96,46 lekë.
Ndërkohë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,18 lekë dhe këmbehet me 81,93 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, paundi britanik fitoi terren me 0,15 lekë dhe këmbehet me 110,64 lekë. Franga zvicerane këmbehet me 103,85 lekë ose 0,12 lekë më pak se një ditë më parë. Banka e Shqipërisë e vlerëson këmbimin valutor të qëndrueshëm brenda pritshmërive të saj. Sipas BSH-së, luhatjet reflektojnë ecurinë e kërkesë ofertës, por edhe trendin në bursat ndërkombëtare.| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 81.93 | +0.18 | |
| Euro | EUR | 96.46 | 0.00 | |
| Poundi Britanik | GBP | 110.64 | +0.15 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 103.85 | -0.12 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 52.45 | +0.01 | |
| Dollari Australian | AUD | 54.92 | +0.07 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 59.89 | +0.11 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.94 | +0.01 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.16 | -0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.92 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 112.23 | +0.13 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 365295.56 | -1,309.86 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 6157.90 | +272.72 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 11.70 | +0.04 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 11.70 | +0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 1.91 | 0.00 | |
/j.p/r.e/