FUTBOLL – “Fiorentina” e interesuar për Muller

MYNIH, 23 prill /ATSH-DPA/ – Klubi i Serie A “Fiorentina” raportohet se po interesohet për Thomas Muller, kontrata e të cilit me “Bayern Munich” nuk do të rinovohet në verë.
E përjavshmja “Sport Bild” raportoi për interesimin dhe eksperti italian i transferimeve Gianluca di Marzio tha se “Fiorentina’ ka kontaktuar agjentin e Muller”.
Muller, 35 vjeç, i cili ka kaluar të gjithë karrierën e tij te “Bayern” dhe ka fituar 33 trofe me ta, plus Kupën e Botës 2014, nuk ka thënë deri më tani nëse dëshiron të luajë diku tjetër.
Gjithashtu raportohet se ka interes nga Turqia, Arabia Saudite dhe SHBA-ja.
Fiorentina në të kaluarën ka marrë dy lojtarë të Bayernit pas largimit të tyre nga Mynihu, me sulmuesin Mario Gomez që luajti në klubin e Firences gjatë viteve 2013-2015 dhe anësorin Franck Ribery 2019-2021./ /os/