E Hënë, 2 Nëntor 2026

PEKIN – Kina kërcënon me hakmarrje për sanksionet e BE-së përpara samitit

PEKIN, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Kina paralajmëroi se do të ndërmarrë kundërmasa pasi Bashkimi Evropian përfshiu kompanitë dhe bankat kineze në paketën e tij të fundit të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

”Pavarësisht kundërshtimeve të përsëritura, BE-ja ka përfshirë kompanitë kineze në paketën e saj të 18-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe ka sanksionuar dy institucione financiare kineze bazuar në akuza të sajuara”, deklaroi Ministria kineze e Tregtisë.

Ministria tha se ‘’Pekini ishte i pakënaqur me veprimin e BE-së dhe do të merrte masa për të mbrojtur të drejtat e kompanive dhe institucioneve të saj financiare’’.

Deklarata vjen përpara një samiti BE-Kinë të planifikuar për të enjten në Pekin, ku presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të takohen me presidentin Kinez Xi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang.

Të premten, 27 shtetet anëtare të BE-së ranë dakord për një paketë të 18-të sanksionesh kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Lista e gjatë e masave ndëshkuese përfshin gjithashtu disa kompani kineze që, sipas BE-së, mbështetën drejtpërdrejt ose tërthorazi luftën e Rusisë./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›